Showbiz
Këngëtarit shqiptar i ndalohet hyrja në Greqi!
14 Tetor, 2023 | 4:31 pm
Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag, mesa duket është ndaluar nga Policia greke mbrëmjen e djeshme, më saktë nga Policia kufitare, teksa nuk i është lejuar hyrja në territorin e vendin fqinj.
Kështu, nëpërmjet një postimi në Instagram, reperi, emri i të cilit është Arian Agushi, ka shpjeguar se ka mbërritur mbrëmë në Athinë, në orët e para të mëngjesit, teksa në kontrollin e pashaportave është mbajtur nga Policia dhe është liruar vetëm mëngjesin e sotëm, duke ju mohuar hyrja në Greqi. Arsyeja? Sipas tij, për shkak të këngëve që ka bërë (disa prej tyre nacionaliste).
“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.Shpresoj që shihemi herav tjera.Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se…S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi.