Showbiz
Këngëtari shqiptar: Më hodhën 8 mijë euro fallco në një dasmë!
30 Mars, 2022 | 4:49 pm
Këngëtari i muzikës popullore Gena njihet për zërin e tij dhe pjesëmarrjen e madhe në dasma. Sigurisht që përveç fitimeve të mëdha ka edhe situate të sikletshme.
I ftuar tek “Shqipëria Live”, këngëtari ka rrëfyer ndodhinë në një dasmë. “Para 10 vitesh në një dasmë më kanë hedhur 8 mijë euro, pasi mbaroi I mora I çova në bankë dhe aty më thanë që ishin fallco. U ndjeva i turpëruar dhe nuk I thashë as të zotit të dasmës”- ka thënë ai.
E këtë nuk e kishim dëgjuar, por një gjë është e sigurt: gjithmonë lekët që merr këngëtari në dasma, dasmorëve u dhembin më shumë se ato që shpenzojnë. Gjithësesi mirë që nuk e kanë ngatërruar me ligjin këngëtaren e Pogonishtes.