Showbiz
Këngëtari shqiptar konfirmon ndarjen dhe prezanton të dashurën e re…
28 Tetor, 2022 | 6:03 pm
Endrik Beba këngëtari i njohur i muzikës “live” duket se është rikthyer full time në muzikë. Atë do ta shohim së fundmi si solist të grupit “Urban Band” dhe së shpejti do të ngjiten në skenën e festivalit të Rtsh me një këngë të krijuar nga rrokeri,Eugent Bushpepa.
Por duket se Endriku nuk ka të reja vetëm nga ana profesionale por edhe ajo personale. Ai është ndarë nga ish-partnerja e tij me të cilën ka edhe një djalë, me emrin Liam. I ftuar në programin “Ditë pas Dite”, Endriku nuk e ka përmendur në asnjë moment ish partneren madje tregoi se me djalin e tij merret më së shumti nëna e tij (min 13:26)…
”E ndjek dhe unë djalin por më shumë merret nëna ime, e cila e merr në shkollë dhe mësuesit thonë që është shumë fëmijë i edukuar”, ka thënë këngëtari që mesa duket ka vendosur të kujdeset vetë për të voglin e tij.
Por sot e kemi parë që ai të prezantojë edhe partneren e tij të re, që është një brune shumë simpatike.