Këngëtari shqiptar flet për festivalin… “Më pëlqen më shumë kënga e kolegut se sa e imja…”

3 muaj më parë

Alban Kondi dhe Fabian Basha do të jenë të dy pjesë e festivalit të Rtsh, por këtë herë jo bashkë. Albani do të vijë në bashkëpunim me Loree një këngëtare e re, të cilën e menaxhon vetë Kondi, ndërsa ish solisti i grupit “Produkt 28”, Fabian Basha do të ngjitet për herë të parë i vetëm pas 10 vitesh mungesë.

I ftuar sot në emisionin “Ditë pas dite” Alban Kondi foli për këtë ndarje të çunave edhe pse ndajnë bashkë të njëjtën studio muzikore. “Të jem i sinqertë mua më pëlqen më shumë kënga e Fabit se sa kënga ime”, ka thënë Albani. Duke folur për bashkëpunimin me Loree ai tha se kënga “Melodi” flet për një histori dashurie që ka përfunduar por që s’ka lot në fund të saj, pasi jo çdo fund duhet të konsiderohet i trishtë është shprehur Albani.

Kantautori i njohur tha se ai kishte përfunduar edhe albumin e tij, i cili përmbante 10 këngë ku njëra prej të cilave bënte bashkë edhe njëherë grupin e tyre “Produkt 28” … Ai tregoi se këngët e albumit do të shfaqeshin edhe me video…

 

Të ngjashme