Kryefjala Logo

Këngëtari shqiptar arrestohet nga forcat e rendit, shkak bëhet Dukagjin Lipa

7 Gusht, 2022 | 10:30 pm

Ditën e sotme ka bërë jehonë lajmi i arrestimit të këngëtarit Shemsi Krasniqi i njohur si Shemi i grupit “Ilirët”. Shkak është bërë sipas tij babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa pasi nuk ka lejuar që të këndojë këngën e Adem Jasharit në Sunnyhill.

Shemi ka bërë një sqarim në rrjet ku shkruan: Te dashur qytetar. Sot me ka ndodh diqka qe kur ne jete se kisha prit.U nisa ne Germi ne Sunny Hill si pjesmares pa nje pa dy nje polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdheroi te me prangosin pa e ba nje te keqe dhe asnji polic tjeter nuk donte ta beje kete ky matrapaz edhe i denoi disa police pse nuk i perfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje se une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju.

Neser une kam me dal me kendu ate kang le te merr sa te doje para Shkelzen Xhafa po une kam me dal.Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin…kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie edhe policet e din dhe ju pengon vetem Shkelzen Xhafes jo se e ka haraqin aty.Zoti i nimofte popullit shqipetar.Shemi iliret.

E më pas njëheresh ka reaguar dhe policia e Kosovës, ku bën sqarim për njerëzit.
Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Të ngjashme