Kryefjala Logo

Këngëtaret që shkëlqyen apo dështuan me look-un e kësaj vere!

10 Gusht, 2022 | 8:13 pm

Tregu ndërkombëtar na ka frymëzuar më së shumti, jo vetëm në muzikë por edhe për look-un, të cilin shpeshherë këngëtaret shqiptare e përshtasin ose kopjojnë nga “ato të jashtmet”, por një gabim që bëjnë është fakti: se e ka veshur Beyonce apo J.Lo nuk do të thotë që do të shkojë edhe ty!

Nejse me ato që u ndodhen, disa me firma e disa shumë chip këngëtaret shqiptare kërkojnë të tërheqin vëmendjen me pamjen e tyre. E sapo nisa të mendoj për look-un e tyre në përditshmëri, koncerte apo klipe ndërmend më erdhi “Diva e Fashion”: Jonida Maliqi

Jonida prej vitesh tashmë është një ikonë mode në Shqipëri, ku realizon kombinime në ngjyra e veshje nga më të çuditshmet e gjithmonë duket një yll. E veshur me firma prestigjoze ajo gjithmonë tërheq vëmendje, apo siç themi ne shqiptaret: Edhe thes po të veshi prap i shkon!

0E385625 BD36 4ED3 A5D9 B437D1192390

Soni Malaj

Pak ditë më parë shkruajtëm për finesën e Sonit e cila edhe për skenë zgjedh veshje ndonse ekstravagante nxjerrin në pah format e saj e nuk duket aspak vulgare. Një big up për Sonin e cila ndonse eksperimenton e bën zgjedhje të guximshme ama gjithmonë e di çfarë i shkon!

9C731EC2 567F 4F94 BA6A F0495B7443EF

Dafina Zeqiri
Është mbajtur si një nga vajzat që eksperimenton me look-un ama këtë herë e ka tepruar me mëngët e gjata. Nuk heq dorë, ka gjithë verën ose me pantallona të gjata ose me bluze leshi. Pra Dafina sapo na i solli dimrin në verë, e na plasi nga sikleti kur e shohim në 40 grade.

4FF080C5 F57E 4F3D 9272 1C18C15FC51B

Ronela Hajati

Duket se çizmet janë pika e fortë e Ronelës këtë verë! Nuk i ka hequr nga këmba edhe pse temperaturat rriten çdo ditë e më shumë. Ngjyra të forta fosforishente e çizmet der tek kofshët e bëjnë Ronelën ndryshe. Tani në dimër presim të nxjerri sandalet.

BD053132 AC83 45F0 B454 B327A38E6EBE

Tayna
Ah Tayna, Tayna si nuk të ndriti kurrë asgjë? Ndonse forma të mira trupore, ndonse veshje të shtrenjta sërish Tayna duket mjaft e ekzagjëruar dhe chip (e lirë). Zemër është urgjente: Punëso një kurator imazhi!

EFEAAFFB C367 4F65 9E05 AFCF08E7D35E

Elvana Gjata
Guximtare dhe e veçantë në stilin e saj. Syzet fiksim i momentit të Elvanës! Ndonse gjithmonë rrezikon asnjëherë nuk gabon me veshjen e saj! Duartrokitje Elvana Gjata!

32AB281D 97EA 4512 A330 C79745DAA4F7

Beatrix Ramosaj
Ah Trixa, Trixa sirena e kësaj vere! Ndonse pa asgjë të re, fotot nga pushimet e Trixës janë flakë, e jo më kot e kemi quajtur Miss Bikini!

FEBAE84D 54F7 41DD ACF0 A76D79C3B880

Kida
E vogël, e vogël ama me punë të madhe. Kida gjithmonë di si të të tërheqë vëmendjen me pamjen e saj. Sa herë e shikon mendon: oh sa cute, shumë stylish!

429ED3E5 3F8E 4942 BD74 CFF838D8D436

P.s Asgjë personale me askënd, vajzat i kemi xhan dhe unë që po shkruaj i shoh nga këndvështrimi im qoftë i mirë apo i gabuar, nuk jam kuratore imazhi!

Të ngjashme