Showbiz
Këngët shqiptare që nuk kanë prekur finalen e Eurovision. Mes tyre dhe ajo e Luiz Ejllit…
6 Maj, 2023 | 10:08 am
Shqipëria debutoi në “Eurovision” në vitin 2004 me këngën e Anjeza Shahinit “Image of you” duke u radhitur e 7-ta gjë që një vit më pas çoi Ledina Celon direkt në finale dhe që u rendit e 16-ta në finale.
Luiz Ejlli me “Zjarr e Ftohtë”, nuk arriti të ndez fare publikun evropian, duke dështuar të kualifikohet në finale fat të keq të cilin e pati një vit më pas një tjetër shkodran si Frederik Ndoci.
Më pas artistë si Aurela Gaçe, Adrian Lulgjuraj, Hersi Matmuja, Eneda Tarifa, Lindita Halimi dhe Ronela Hajati janë të tjerë artistë që nuk kanë mundur të prekin finalen e madhe dhe sondazhet e fundit nxjerrin jo finaliste edhe Albina Kelmendin.