Kryefjala Logo

“Kënga tregon historinë e tij familjare?” Fituesi i Festivalit të Këngës, Mali është djali i Violeta Kukaj

23 Dhjetor, 2023 | 3:08 pm

Mbrëmjen e djeshme Mal Retkoceri është shpallur fitues nga votat e jurisë në “Festivalin e 62 të Këngës”.  I përzgjedhuri i jurisë Retkoceri, kishte tërhequr vëmendjen e publikut prej natës së parë për shkak të paraqitjes së tij të diskutueshme skenike. Ndërkaq që vend për diskutim lë edhe reagimi i tij pas marrjes së kupës.

“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, u shpreh Retkoceri pas vlerësimit me çmim të parë.

Debutanti Retkoceri ka firmosur çdo element të këngës së tij “Çmendur”, nga fjala te muzika, që ishin dhe shinat e premtuara mbi të cilat do të ecte kjo ngjarje.

Poezinë e të riut nga Prishtina, djalit të këngëtares Violetë Kukaj, mediet e Kosovës e lidhin me historinë personale të ndarjes së prindërve të tij, që ka përfunduar deri në emisionin “Shihemi në gjyq”, por vetë Retkoceri nuk e ka konfirmuar një fakt të tillë.

 

Të ngjashme