Showbiz
Kejvina bën rrëfimin tronditës: Si më rrahu i dashuri për një foto që hodha në Facebook!
8 Janar, 2023 | 2:11 pm
Modelja Kejvina Kthella ka bërë një rrëfim tronditës dhe tregoi se si bashkëjetuesi i saj e dhunoi pasi ajo publikoi një foto në “Facebook”.Ish-velina rrëfeu se partneri i saj e goditse me grushte duke e gjakosur dhe ndalej vetëm kur ajo mbetej pa frymë.
“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. ‘Pse hodhe foton publike’, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht. Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma”, ka thënë modelja.
Kejvina Kthella tregoi se pasi erdhi policia kishte frikë ta denonconte pasi i dashuri e kërcënoi me vëllain në sy të efektivëve.