Kejsi flet pas fitores së Stresit: “E lumtur për ty”

1 javë më parë

Stresi u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i “Big Brother VIP Kosova”, duke u bërë kështu pas 103 ditësh i pari triumfues në këtë reality show në Kosovë.

Pas fitores së reperir nuk munguan urimet nga miqtë, kolegët e fansat, por edhe nga personi i tij i zemrës, Kejsi. Edhe pse të ndarë, reperi ka rrëfyer se ende e dashuron ish-partneren, ndëras kjo e fundit e ka surprizuar gjatë qëndrimit në reality show, duke i shprehur mbështetjen e saj, madje më shumë se një herë. 

Këtë Keisi e bëri edhe dje, me një reagim në Instagram fill pas fitores, duke shkruar: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. E lumtur për ty.

Reperi nga Shqipëria mori edhe shpërblimin prej 200 mijë eurosh, ndëraa secili prej finalistëve, Xhuli, Vedati, Artani dhe Mbresa, morën nga 10 mijë euro.

Të ngjashme