Kryefjala Logo

Keith pranon ndarjen nga Adriana Matoshi!

26 Mars, 2022 | 9:03 pm

Pak kohë më parë u përfol se Adriana Matoshi fhe futbollisti Keith i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Ndonse kjo gjë nuk u pohua nga Adriana duket se ka ardhur momenti qe Keith të flasë për këtë.

Në një intervistë për Prive, Keith ka pohuar ndarjen dhe është shprehur se kanë arsyet e tyre që janë ndarë. Ndonse duket se nuk ka qenë mosha një problem por të tjera arsye.

“Është e vërtetë.Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë.
Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaloni! A doni që të ketë tumor prapë dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish?! Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shpreh dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur, sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë,” -ka thënë Keith në intervistë.

Të ngjashme