Showbiz
Keisi Medini flet për herë të parë për marrëdhënien me partneren e babait: Bota ime ra poshtë!
2 muaj më parë


Keisi Medini ka një marrëdhënie të ngushtë me të atin Sabianin, ama kur vjen puna tek partnerja e tij gjërat nuk janë aq mirë.
Në emisionin “Kepi i Vipave”, Keisi ka treguar se bota e saj i është shembur kur ka njohur partneren e re të babit, me të cilën sot s’ka asnjë lloj komunikimi.
Duket se ajo nuk e ka qejf, megjithëse ajo është mamaja e vëllait të Keisit, Enesit. (vëllai nga babi)
“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë…” – ka treguar Keisi.