Showbiz
Kë nuk ka harruar Oriola Marashi?!
15 Qershor, 2022 | 9:15 am

Modelen Oriola Marashi si rrallëherë në “storyt” e saj në Instagram nuk e kemi parë të pozojë, por të këndojë. Ndoshta shumë pak njerëz e dinë që ajo ka studiuar për muzikë klasike, ishte pjesë e labelit të Noizyt për vite me radhë, por nuk pa dritën e publikimit asnjë këngë e saj kështu që i është rikthyer fuqishëm modelingut.
Megjithatë në disa nga videot e fundit shohim që është duke i kënduar një dashurie të vjetër që mesa duket se ka harruar. Kënga titullohet “Dashni e vjetër” dhe është një nga këngët më të njohura të Kosovës.
Ah dashni, dashni e vjetër
S’t kisha lan n’dor dikujt tjetër
Edhe pse te lash dikur
Me t’harru nuk munda kurr
Lidhja që Oriola bëri publike ishte me futbollistin, Eros Grezda por që përfundoi me një ndarje jo fort paqësore. Pas ndarjes nga modelja shqiptare, Eros Grezda u lidh me modelen spanjolle Nicole Bohorquez, së cilës Eros ia shprehte hapur dashurinë pasi nuk kursehej që t’i komentonte në çdo foto.