Showbiz
Kastro flet për sherrin me Rozin dhe këtu hyn Vera Grabocka
1 vit më parë

Kastro Zizo dhe Rozana Radi u pajtuan pak kohë më parë në rrjetet sociale, por kurrë nuk na thanë sepse ishin zënë. Megjithatë ka qenë Kastro ai që ka sqaruar arsyen e sherrit në “Natë me Aulonën”.
“Ishim para 6 vitesh në një projekt të Vera Grabockës “Your Face Sounds Familiar”, që fitoi Anxhela Peristeri, mendoj me të drejtë, edhe unë nuk i dhashë pikë Rozit. Ajo e mori shumë personale dhe nuk folëm, më bëri bllok”- tha Kastro.
I pyetur nëse ka ndonjë personazh të njohur me të cilin nuk flet më kantautori i njohur u shpreh se, “ndoshta me disa njerëz që nuk më kanë kuptuar në atë kohën kur isha në atë periudhën time, abuziv. Por emra s’do them.”