Kryefjala Logo

Karim shënon gol dhe ja dedikon Loredanës

29 Nëntor, 2023 | 9:56 am

Karim Adeyemi është rikthyer fuqishëm në ndeshjen e fundit.

Borussia Dortmund kaloi në fazën eliminatore të ‘Ligës së Kampionëve’ me një fitore 3-1 ndaj Milan.

Adeyemi dyfishoi rezultatin e Borussia Dortmund në minutën e 69-të. Dhe për të festuar ai zgjodhi të bënte shkronjën “L” me gishta, duke ia dedikuar golin pikërisht të dashurës së tij, Loredana.

Kohët e fundit ai është kritikuar shumë në media se e ka lënë pas dore futbollin për shkak të lidhjes së tij me reperen shqiptare.

bfaf3bd5 aa0c 452d ab8d 68f9b25251b3

Të ngjashme