Kryefjala Logo

Kapet në flagrancë dhe arrestohet menaxheri i Efit!

6 Qershor, 2023 | 7:04 pm

Mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit të koduar “Parts 4” u vunë në pranga shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

Një nga të arrestuarit është Xhoi Bare, menaxheri dhe shoku i Efi Dhedhes e njëkohësisht gazetar në Why Not nga Roza Lati.

Kujtojmë që teksa Efi ishte pjesë e “BBV” Ai dilte në intervista si menaxheri i saj. Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagram-in madje pas herës së parë që doli Efi ata ishin bashkë me pushime në Tailandë.

Të ngjashme