Kryefjala Logo

“Kam tentuar të humb jetën”- konkurrentja e Përputhen bën deklaratën e fortë!

27 Gusht, 2022 | 10:36 pm

Efi është një nga konkurrentet që ka ngjallur shumë polemika brenda Perputhen dhe jo vetëm. Së fundmi ajo ka qenë edhe pjesëmarrëse në “Kepi i Tundimeve”.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka bërë një rrëfim ku është prekur. Efi ka treguar se është dhunuar psikologjikisht nga ish i dashuri, i cili i ka ulur vetbesimin.

“Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë. Ka qenë një njëri që ma ka bërë mos ta doja veten. Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar. Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”- ka thënë Efi duke qarë.

Të ngjashme