Showbiz
“Kam prerë gjysmën e organit”:Edona James me një rrëfim mes lotësh si kurrë më parë
6 Janar, 2024 | 12:04 pm
Edona James ka folur për heré të parë treth detajeve të jetës së saj dhe rrugën e vështirë që ka kaluar për të qënë femër.
“E kam parë gjithmonë veten si vajzë. Nënës i thonin gjithmonë ‘shikoje kjo nuk ka me qenë djalë por vajzë, si po e len djalin të veshet si vajzë’. Por unë kur jam rritë jam bërë akoma më shumë vajzë. Kur më thonin njerëzit se je djalë un nuk doja që ta kuptoja dhe qaja. Kemi qenë në Gjermani sepse e di që po tëkisha qëndurar në Kosovë 100 përqind e di që s’do të isha më këtu. Të kisha qenë në Kosovë e di që do e kisha mbytur veten dhe skisha qëndruar kurrë në një trup të dikujt që nuk jam. Çdo ditëlindje dhe vit të ri lutesha që të zgjohesha si vajzë. Në moshën 12-vjeçare kam shkuar në shtëpinë e fëmijës dhe i kam thënë nënës që unë nuk dua të jem djalë. Dy tre herë kam qenë në spital sepse më thonin njerëzit ti je djalë. Kur kam bërë dush kam shikuar veten time në pasqyrë dhe e kam prerë gjysmën e organit.”– tregoi Edona.
“Sdi sa operacione kam bërë, s’di sa dhimbje kam përjetuar, o Zot por prapë jam e fortë dhe përsëri çohem në këmbë dhe ja kam dalë. Në jetën time me kanë ofenduar më kanë rrahur në shkollë por e di që e kam zemrën e mirë dhe nuk jam e keqe.
“Tetë vite nuk kam qenë në Kosovë sepse kam pasur frikë, njerëzit më kanë shkruar dhe më kanë ofenduar. Më kanë thënë mbyte veten ne benzinë. Kam pasur shumë frikë që do më ndodhë e njëjta gjë. Kura kam dhënë intervistën për të hyrë në “BBVK” menjëherë kam ikur në Gjermani sepse kam pasur frikë për jetën time.”
“Unë nuk jam lindur nga dashuria por nga zori. Babai nuk është interesuar kurrë për ne, a kemi për të ngrënë për të pirë. Burri i mamit nuk n aka dashur kurrë, na linte gjithë ditën jashtë. Nuk na donte ne dhe i thoshte nënës ‘kopilat e tu’. Nëna është martuar nga vështirësia, pasi dëshironte që ne të qëndronim në Gjermani. Tani jam e gëzuar sepse atëherë nuk e kuptoja se pse është ndarë nga babai.” – tha ajo.