Kryefjala Logo

Kaloi kufirin pa dokumenta? Zaimina Vasjari tregon të vërtetën ekskluzivisht për Kryefjalën.

2 vite më parë

Së fundmi në media është përfolur gjatë për një udhëtim të Zaimina Vasjarit të bërë në janar, ku supozohet se ajo ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale. Ndonse arsyeja si kanë qarkulluar këto lajme është e paqartë.

Nisur nga kjo situatë, Zaimina ka folur ekskluzivisht për Kryefjala.com ku ka sqaruar sesi qëndron e vërteta. E sigurt është që asgjë nga ato ç’ka shkruhen nuk janë aspak të vërteta.

“Kjo gjë dihet botërishr që kjo nuk është hera e parë që emri im del nëpër portale, por me kalimin e viteve them që loja duhet të ketë rregulla dhe sidomos për histori të pavërteta që transformohen në lajme vetëm për klikime, duke përfituar disa dhe duke dëmtuar emocionalisht disa të tjerë. Më vjen keq që përmend portalet dhe mund të merret në sesnin negative, sepse shumë miq punojnë atje dhe ja u njoh përkushtimin. Historia në fjalë nuk është e vërtetë as nuk kam qenë në Morinë, as nuk kam kaluar nga Morina për në Kosovë.

Udhëtimi që kam bërë në muajin janar ka qenë për pushime në Kroaci dhe kam kaluar tre kufij, atë shqiptar, atë të Malit të Zi dhe gjithashtu të KRoacisë. Nëse besojmë portalet, që kufirin shqiptar e kalove me “ndërhyrje” atëhere këto portale të më tregojnë faktet sesi kalova dy kufinjtë e tjerë.

E thjeshtë: I kalova si çdo qytetar i thjeshtë sepse isha në rregull me dokumentat që kërkohen në pikat e kontrollit. Herën tjetër që udhëtoj do të postoj çdo gjë në story sidomos momentin e kalimit në pikat kufitare”. – ka treguar Zaimina për Kryefjala.com.

C6A781DF 37F1 48E7 B095 5DCECE1BBB56

Të ngjashme