Ka një tjetër personazh publik që thotë “Faleminderit Vera”…

3 muaj më parë

Ermal Mamaqi ka prezantuar mbrëmë me miq e të afërm librin e tij të parë “Në garë me veten”. Megjithatë Mamaqi nuk harroji të falenderonte një person shumë të veçantë që kishte shënjuar karrierën e tij në media. Dhe ajo ishte Vera Gabocka:

Më poshtë fjalimi i tij:

“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing with the stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot, do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh). Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi. Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali

Të ngjashme