Kryefjala Logo

Ka shumë gjasa që ky çift ti thonë njëri-tjetrit “Ciao po të lë”…

1 Qershor, 2022 | 4:24 pm

Në media përflitet për një ndarje të mundshme mes këngëtares kolumbiane, Shakira dhe futbollistit Gerard Piqué. Në një artikull të “El Periódico” shkruar nga gazetari Emilio Pérez thuhet se marrëdhënia e çiftit nuk është aspak e mirë.

Gazetari i njohur thekson se, Piqué ka kaluar netë i vetëm në banesën e tij të vjetër.

“Ka nga ata që kanë parë prej disa javësh kapitenin e Barçës duke jetuar sërish, duke kaluar netë e ditë, në banesën e tij të vjetër në rrugën Muntaner, ngjitur me Plaza Adrià”, shkruan Pérez.

Shakira dhe Pique janë bashkë prej 11 vitesh, ata janë njohur në vitin 2010 përgjatë kampionatit botëror, atëherë kur Shakira publikoi dhe hitin “Waka Waka”.

Të ngjashme