Kryefjala Logo

Ka një gjasë që në “Dancing with the Stars” këtë vit të jenë dy prezantuese…

18 Qershor, 2023 | 11:28 am

Qetësohuni skena e madhe e “Dancing with the Stars” është e Borës e cila do të heqë dorë përfundimisht nga programi “Përputhen” dhe përditshmëria. Por kemi dëgjuar thashetheme se ne “gold room” aty ku rrinë VIP-at nuk do të jetë më Eno Popi por një vajzë dhe e dini se për kë bëhet fjalë?!
As më shumë e as më pak por për Megi Pojanin e cila vitin e kaluar erdhi si konkurrente e këtij formati dhe këtë vit ndoshta mund të marrë stafetën e prezantueses së tij, thuher korridoreve të Top-Channel. Megi prezantoi këtë vit Big Brother Fan Club andaj dhe nuk është çudi të angazhohet edhe këtë sezon të ri artistik me programe në Top-Channel. Megjithatë gjithçka mbetet për tu zbuluar në shtator pasi dancing do të jetë ndër projektet e para televizive që do të çelin sezonin e ri televiziv.

Të ngjashme