Showbiz
Juria e “Dance Albania” dhe “Dancing with the stars Albania”. Cila ka dorën më të rëndë?
10 Tetor, 2022 | 9:58 pm

Ndonse prej disa javësh ka startuar “Dance Albania”, në ekranin konkurrent “Dancing with the stars” ka vetëm një javë që ka filluar. Ndonse tek juria e “Dance Albania”, fillimisht u akuzuan se Ermal Mamaqi dhe Ilir Shaqiri ishin shumë të hidhur me batutat e tyre ndonse edhe të rënda ama në pikë janë të lëshuar, njëlloj si ai profesori që e di që ka lëndë të parëndësishme e ju vendos nota të mira të gjithëve.
Ndërkohë në “Dancing with the Stars”, u vu re se juria nuk jepte pikë të larta fare, madje më e larta ishte 7 në raste të rralla. Por ama humori nuk diskutohej, ata ishin profesorë tepër të rreptë. Vetëm Armand Peza hapi paksa krahun me nja dy batuta.
Pra, dikush i rëndë në humor, dikush në pikë VIP-at tanë që u bënë të gjithë kërcimtarë e marrshin vesh!