Kryefjala Logo

“Jumpsuit” që Rihanna veshi në “Super Bowl″ del në shitje…

23 Tetor, 2023 | 7:54 am

Jumpsuiti i kuq që Rihanna veshi teksa në “Super Bowl 2023” është nxjerrë në shitje nga shtëpia e modës “Loewe”. Çmimi aktual i veshjes së artistes është 2740 euro.

Kujtojmë që gjatë performancës këngëtarja ishte në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të dytë, Riot Rose Mayers, i cili erdhi në jetë disa muaj më parë.

Ajo dhe reperi A$AP Rocky kanë së bashku edhe një djalë tjetër, RZA Athelston Mayers. Tani që RiRi është bërë familjare duket sikur karrierën e saj artistike e ka lënë pas dore, duke iu përkushtuar gjithashtu edhe biznesit të saj të produkteve kozmetike.

Të ngjashme