Showbiz
“Jumpsuit” që po çmend VIP-at shqiptarë
26 Mars, 2022 | 11:26 am
Trendet dhe tendencat e fundit të modës përqafohen fillimisht nga personazhet publike qofshin këta të huaj apo edhe shqiptarë. Ajo që kemi vënë re së fundimi është ky “jumpsuit” i zi dhe tepër provokues që ja kemi parë dy nga vajzave më me influencë të showbiz-it shqiptarë dhe atij botëror.
Fillimisht këtë veshje ja pamë Elvana Gjatës në videon “S’ka”. Përveç bashkëpunimit të saj të parë me Mozzik Elvana ra në sy edhe për veshjet e saj e veçanërisht për këtë “jumpsuit”, i cili nxirrte në pah format e saj perfekte trupore.
Ndërsa për Dua Lipën ka menduar shtëpia e modës franceze “Mugler”. Ky brand i shtrenjtë ka krijuar një jumpsuit të tillë me 120.000 kristale enkas për yllin e “Love Again”. Dua ka nisur së fundimi turin e saj koncertor “Future Nostalgia” dhe sigurisht që duhet të shkëlqejë e të duket perfekte në skenë.
Sipas jush cila prej vajzave duket më bukur me këtë veshje?