Showbiz
Juliana Pasha flet mes lotesh: I lutem Zotit te me bekoje me nje femije!
28 Dhjetor, 2020 | 10:15 am
Gjatë një interviste tek “Tani mund të këndosh” Juliana Pasha ka ndarë me publikun edhe një sfidë mjaft të madhe që po kalon në jetë për të cilën edhe është përlotur.
Bëhet fjalë për pamundësinë për të sjellë në jetë një fëmijë. Këngëtarja vazhdon ende të ketë shpresa se një ditë ajo dhe bashkëshorti Altini do bëhen prindër, por edhe nëse Zoti nuk i gëzon me këtë fëmijë, ajo shprehet se është Odesa, vajza e bashkëshortit nga martesa e parë që e do shumë.
“Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e fëmije. Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presime dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura.”- ka treguar mes lotesh Juliana.