Showbiz
Juliana Nura flet për marrëveshjen me BB VIP Kosova: Premtim sa për sy e faqe!
20 Dhjetor, 2023 | 4:18 pm
Juliana Nura, ish-konkurrentja e “Big Brother Vip Kosova 1”, në një intervistë për “Artistët Shqiptarë” ka treguar se i kanë premtuar që pas spektaklit do të bëhej imazhi i një kompanie mielli, gjë që nuk u realizua e duket se për të ky ka qenë një zhgënjim.
“Mua nuk më janë përgjigjur ashtu siç e kam pritur. Unë e kam marrë hapin e parë dhe ata nuk janë përgjigjur ndaj meje. Unë mendoj që ka qenë thjeshtë një premtim koti, sa për sy e faqe. Ishte finalja e “Big Brother”, ja kanë futur kot dhe nuk u realizua kurrë.
Nuk e kanë marrë seriozisht atë punë, unë për katër muaj që kam ndenjur jam munduar shumë sepse “Big Brother” është biznesi i tyre. Nuk jemi sqaruar dhe më vjen shumë keq sepse unë e kam dashur atë imazh edhe unë u kam bërë shumë reklamë atyre. Doja ta përfaqësoja shumë mirë kompaninë e miellit”, u shpreh Xhuli.