Juliana Nura flet pas përfundimit të Big Brother Kosova

6 muaj më parë

Juliana Nura ka thyer heshtjen duke dhënë komentin e saj pas përfundimit të BB VIP Kosova. Ajo ka qenë një nga konkurrentet më të forta në këtë BB e cila ka patur përkrahje të madhe.

“Unë kur kam dalë nga “Big Brother VIP Kosova”, komentet, njerëzit, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se jam mbushur aq shumë me lumturi, thjesht unë atë minutë që kam dalë nga shtëpisë e Big Brother-it, kur kemi hy në arenën Klan Kosova thjesht entuziazmi i publikut ato letrat që i kanë pasur me fotografinë time, ishte aq mirë, aq e përmbushur me dashuri se unë tashmë jam fituese”, u shpreh ajo.

Xhuli shtoi se pavarësisht se nuk e ka fituar çmimin e madh, ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut.

Të ngjashme