Kryefjala Logo

Juli kundër Për’puthen. “Po ndezin dyshime mbi orjentimin tim seksual”

10 Tetor, 2021 | 11:38 am

 

Juli është një ndër djemtë më të diskutuar në Përputhen e sezonit të tretë. Ai është sulmuar shpesh nga publiku për karakterin e tij dhe pamjen e jashtme deri në gjykime të orientimit të tij seksual edhe pse në hyrje Juli ka deklaruar se I dëshironte aq shumë femrat saqë nëse do të ishte vajzë, me siguri do të ishte lezbike.

Në Përputhen Prime gjatë mbrëmjes së djeshme u dhanë disa pamje të patransmetuara nga takimi i Julit me Mikelën. Kjo e fundit në një moment përmend sulmet e publikut ndaj saj duke bërë dhe një pyetje për Julin, ku kërkonte shpjegim nëse dyshimet e publikut se ai është homoseksual janë të vërteta.

“ Jo nuk bëhet kjo, mbylle (bën shenj me duar nga kamera), nuk mund ta bëj këtë. Pak se po duroj gjithë njerzit jasht, jo të ma bëjnë këtë gjë dhe ktu tani” – është shprehur Juli duke mos dëshiruar të përgjigjet.

E pyetur më pas nga Bora në studio se përsë refuzon të japë një përgjigje ai u shpreh: “Sepse kjo ishte një pyetje e imponuar nga gazetarja dhe Mikela u detyrua të ma bënte në takim. Nuk më intereson publikur por unë nuk dëshiroj ti përgjigjem sepse nuk dua ti mbush mendjen njeriu”

Në një moment Juli hoqi mikrofonin duke paralajmëruar se do të largohet nga emisioni . Megjithatë ai vazhdoi të qëndroi duke debatuar me Mikelën dhe vajzat e tjera. Opinionistët e ftuar qetësuan situatën duke dhënë shembuj homoseksualësh në botë shumë të suksesshëm duke thënë se nuk ka asgjë të keqe të pranohet orientimi nga cdo njeri./Kryefjala.com

Të ngjashme