Kryefjala Logo

Juli inatoset me Kiarën:”Pyetje e pavend..”

3 muaj më parë

Eleminim që nuk kapërdihet kollaj ai i Julianës nga “Dancing with the Stars” dhe siç e kërkon ‘tradita’ ajo ishte e ftuar në në “Fun Club” me Kiara Titon.

E pyetur nëse do ta ribënte sërish këtë eksperiencë po me të njëjtin partner, Dionin, Juliana tha se shpesh herë nuk mirëkuptoheshin me njëri tjetrin.

Kiara e pyeti se kush mes të dyve e kishte fajin, ndërsa Juliana iu kthye: “Nuk mund ta bësh këtë pyetje, është e pavend! Tango bëhet me dy veta, ndaj nuk është as unë as ky fajtor, jemi të dy fajtor!“

Të ngjashme