Kryefjala Logo

Juli e akuzoi për shaka seksiste:Reagon Ilir Shaqiri

9 Dhjetor, 2023 | 10:57 am

Ish-konkurrentja e ‘DWTS’ Juliana Nura pak ditë më parë tregoi mospëlqinet e saj për vlerësimin e jurisë që çoi më pas eliminim e saj nga gara e spektaklit, vendim të cilin e cilësoi të padrejtë dhe specifikoi kritikat e Ilir Shaqirit, në panelin e jurisë.

Nura tha se Iliri është treguar negativ në komentetet e tij për performancat e saj të cilat tha se nuk i ka merituar,madje tha se shakatë e tij ishin seksiste.

Ilir Shaqiri në spektaklin e sotëm ka ironizuar deklaratat e saj, teksa po komentonte performancën e Atalantës, duke i thënë se nëse ka pakënaqësi për komentet e jurisë t’i shprehë në moment dhe jo pasi të largohet nga gara, siç kanë bërë disa ish-konkurrentë.  Ndonëse nuk përmendi emra, komentet e tij dukshëm janë një përgjigje për deklaratat e Julit.

Të ngjashme