Kryefjala Logo

Jul Deda ka dy fjalë për Elsa Lilën: “As armikut nuk ja uroj të punojë me të”.

23 Dhjetor, 2023 | 5:00 pm

“Festivali i Këngës 62”, ka patur shumë polemika këtë vit, duke nisur që nga prezantuesit, organizimi dhe deri tek këngët pjesëmarrëse. Ndonse në tavolina flitej që do e fitonte Elsa Lila, duket se njerëzit nuk ishin aspak dakord, nisur e nga polemikat e këngës të saj që ishte jo shumë e kuptueshme.

Kozeta Kurti ka bërë një postim mbrëmjen e djeshme për Elsa Lilën, sipas të cilës mori atë ç’ka meritonte nga publiku për sjelljen e saj arrogante. Në këtë postim ka komentuar edhe aktori i njohur Jul Deda, i cili shprehet se nuk do ja uronte as armikut punën me Elsa Lilën.

 

“Elsa ishte e vetmja performuese, qe pasi kendoi per here te pare, i tha publikut “shihemi ne finale” . Me fal po nga e dinte ajo qe do dilte ne finale?
Ajo sigurisht qe e dinte, por ne respekt te gares, te festivalit dhe mbi te gjitha ne respekt te publikut nuk mund te besh arroganten. Qe te mos i futemi pastaj kenges, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shume si nje pellitje e gjate…!
Per ta mbyllur. Une kam punuar me ate vajze, kam prezantuar njerin nga festivalet….armikut nuk ja uroj te punoje me te…!”- shkruan Jul Deda.

08BA5986 9185 4517 89F2 C23263CDAD1C

 

392D89CE D938 4893 8E12 2A23697FB0E1

Të ngjashme