Kryefjala Logo

Jul Deda habit me deklaratën: Nëse do të isha jashtë ‘Big Brother’, çmimin e madh do të doja ta fitonte…

22 Maj, 2024 | 9:06 am

Aktori i humorit Julian Deda ka habitur jo pak me deklaratën e fundit se kë do donte ai fitues të BBVA3 nëse nuk do të ishte konkurrentë vetë.

Juli ka thënë se do të kishte dëshirë ta fitonte Heidi Baci dhe nga ana tjetër Juli tha se mbas tij konkurrenti që e meriton më shumë fitoren është Egla Ceno.

“Nëse unë do ta kisha parë nga shtëpia duke mos qenë fare këtu. Duke e parë nga jashtë me shkëputjet e mia të puëns, ndryshon krejt situate. Nëse do ta shikoja ‘Big Brotherin’ nga jashtë do të doja ta fitonte ajo (drejton gishtin nga Heidi). Duke qenë brenda dhe duke parë atë që kam parë unë do të doja ta fitonte ai që e meriton më shumë mbas meje, që është ajo atje (Egla)”– tha Juli.

Të ngjashme