Ju zbulojmë disa nga këngëtarët që do të marrin pjesë në Festivalin e Rtsh…

4 muaj më parë

Deri tani keni patur të sigurt tre gjëra, që Arbana Osmani do të jetë pjesë e Festivalit të Rtsh, e cila e moderon për herë të parë këtë event të madh të muzikës shqiptare. (Thonë që s’do kërcejë, s’do këndojë, por do bëjë atë që di të bëjë më mirë të prezantojë). Arbana do të ketë suport në këtë event bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj i cili do të jetë regjisor i festivalit.

Së dyti dimë tashmë dhe kemi të sigurt që Elvana Gjata dhe Yll Limani nuk do të jenë pjesë e këtij eventi. Të dy këngëtarët e bënë publik vetë lajmin e mos pjesëmarrjes dhe së treti këngëtarët i kanë dorëzuar këngët e tyre.

Kryefjala.com ka mësuar disa nga artistët që kanë dorëzuar projektet e tyre muzikore. Të parin emër që kemi mësuar është ai i Evi Reçit e cila merr pjesë për të disatin vit radhazi në festival.

Grupi “Urban Band” që këtë vit merr pjesë me një vokalist të ri si Endrik Beba dhe në festival është paraqitur me një krijim të rrokerit Eugent Bushpepës. Grupi “Produkt 28” por që këtë herë do të vijnë të ndarë, pasi Fabian Basha ka një krijim të tijin ndërsa kantautori Alban Kondi vjen këtë herë duet me këngëtaren e re Loré, artiste e re që menaxhohet nga vet ai.

 

Të ngjashme