Ekskluzive
Ju prezantojmë gazetarin “fajtor” për videon virale të Remzijes dhe Mihrijes
2 javë më parë


Nëse menduat se kjo verë do ti dedikohej këngëve,u gabuam edhe ne bashkë me ju.
Stina e nxehtë e verës solli vërtet shumë këngë dhe bashkëpunime interesante por asnjëra nuk ndezi atë fitilin e rrjeteve sociale për të bërë xhiro nga një telefon në tjetrin.
Ajo që ndezi ishte debati i fejesës më të famshme në Shqipëri..se dini për kë po flasim?
Rikapitullojmë..
Mihrija fejoi djalin dhe në fejesë mungoi Remzie Osmani dhe kjo sepse nuk kishte marrë ftesë edhe pse Remzia e kishte ftuar në dasmën e djalit të saj.
Gjithsesi ajo ende pret ta ftojë në dasëm.
Por nuk mbaron këtu..
Mihrija na doli me deklaratën se Remzia nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit ndaj as ajo nuk e ftoi,por ftesën do t’ja dërgojë për dasmën,njësoj siç bëri Remzia.
Kaq u desh dhe interneti u nda në dy pjesë:Team Remzia dhe Team Mihrija!
Kush fejoi kë?Cila ftoi e para dhe kush nuk ftoi?Pse vetëm për dasma dhe jo për fejesa,Kryefjala.com sot ju shuan çdo pikë dyshimi.
Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se deklarata e Remzie Osmanit për emisionin “Mirage” në Kosovë që transmetohet cdo të premte në televizionin T7 me gazetarin Butrint Pasjaqa erdhi shumë natyrshëm për arsyen e thjeshtë se ato ditë Mihrija kishte fejuar djalin.
Meqënëse në fejesë u panë të pranishme këngëtare si Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli,duke ditur edhe miqësinë midis Remzies dhe Mihrijes,pyetja ka qënë spontane nga ana e gazetarit pa e ditur sa bujë do të krijonte.
Duket sikur është bërë qëllimisht por jo,intervista doli rastësore dhe është transmetuar për publikun “krudo”
Madje të njëjtat burime na treguan se pasi Remzia e pa intervistën,ishte shumë e kënaqur me materialin.
Rri o Remzie se spo të vjen as ftesa e dasmës kështu!