Kryefjala Logo

Ju kishte munguar?Rikthehet dhuna në “Per’puthen”

28 Nëntor, 2023 | 11:02 am

Nuk do të ishte aspak e habitshme nëse do ju thoshim se në “Për’puthen” u rrahën.Kjo pasi nuk do të ishte hera e parë..

Një takim 4 minutësh midis Herrisonit dhe Enisës nuk ka shkuar edhe aq mirë.

Këtë herë jo për të vazhduar njohjen,  Herrison në përballjen me Enisën la të kuptohej se nuk do të dilte më në takime me të.

Gjë e cila e ka ‘acaruar’ këtë të fundit! Në një moment, Enisa ngrihet nga karrigia dhe e godet me shuplakë në fytyrë Herrison. Ky i fundit i drejtohet duke i thënë se nëse do të ishte mashkull do reagonte ndryshe pasi askush nuk guxon ta prekë me dorë.

Dhe Enisa nga ana tjetër, e cila mesa duket nuk e priste deklaratën e Herrison, e ofendoi duke e cilësuar veprimin e tij si të një ‘mashkulli të ulët’.

Të ngjashme