Kryefjala Logo

Jonida Vokshi shtatzënë?!

21 Mars, 2022 | 9:42 pm

Ju betohemi që nuk po merremi aspak me thashetheme por Jonida Vokshi sapo na provokoi me këtë story që ka postuar (para pak minutash) në Instagram.

50009348 6315 44BC BA7C 467AD928BD97

“Nuk e kam veç mashkullin, por e kam familje që do ta zgjerojmë së shpejti. E kam jetë”, shkruan moderatorja simpatike në këtë foto që ka postuar krah bashkëshortit të saj, Besnik Krapi.

Jonida dhe Besniku janë prindër të Emit të vogël, për të cilën “zihen” shpesh në rrjete sociale me njëri-tjetrin se kujt i ngjan e vogla e familjes Krapi. (Për ne është kopja e Jonidës, po ç’rëndësi ka ky fakt).

Jonida është rikthyer në ekran pas një periudhe shkëputjeje dhe momentalisht është prezantuesja e programit “Gjeniut të vogël”.

Kujtojmë që lajmin e shtatzanisë së Emit ajo e bëri publik kur ishte pjesë e jurisë së “Top Talent” dhe me këtë fakt duam të mendojmë që televizioni i sjellë asaj shumë fat.

Ndaj Jonida mos bëj mungesa në ekran!

Të ngjashme