Kryefjala Logo

Jonida Vokshi prezantuese e “Big Brother Vip Kosova 2”!

6 Maj, 2023 | 9:40 am

Për herë të parë Kosova realizoi vitin e kaluar “Big Brother Vip Kosova” dhe fitues u shpall reperi nga Shqipëria, Stresi. Programi erdhi nën drejtimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, ndërsa opiniostët e tij ishin Olti Curri, Afërdita Paqarada (ish Miss Kosova e cila u tërhoq në një pikë të garës) dhe Anita Haradinaj.

Por le të ndalemi pak tek Jonida. Për të ishte një eksperiencë e re, ku përjetoi emocione të jashtëzakonshme por ku na tregoi edhe se do të bëhej nënë për herë të dytë. Madje Kryefjala.com ishte e para që bëri publik lajmin e pritjes së ëmbël.

Por në një festë që është mbajtur dje në Prishtinë shohim që ka qenë e ftuar edhe Jonida dhe Alaudini i afrohet duke i thënë do të ketë një 2?! Dhe moderatorja me buzëqeshjen më të ëmbël reagon duke qeshur.

Mos ndoshta do t’i shohim sërish bashkë Jonidën dhe Alaudinin?!

IMG 1349

Të ngjashme