Showbiz
Jona Vrioni humoristja e Tik Tok-ut rrëfen për jetën e saj jashtë social medias dhe videon e fundit që është spektakël!
12 muaj më parë


Jona Vrioni është tashmë një emër i njohur nga të gjithë ne, e cila tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale me videot humoristike. Tek Jona gjen veten çdo kush, dhe videot humoristike të tyre janë të frymëzuara nga realiteti shqiptar dhe jo vetëm.
Por çfarë dimë ne për Jonën, jashtë Tik Tok-ut? Asgjë, kështu që Kryefjala.com ka zhvilluar një intervistë për tu njohur me fenomenin e rrjetit Jonën, jashtë roleve të saj. Jona është një vajzë 30 vjeçare e cila prej 20 vitesh tashmë jeton në Itali, ku ushtron profesionin si kuzhiniere.
1.Si lindi ideja për të bërë video humori?
Nisi në fakr nga karantina. Gjithmonë e kam patur sensing e humorit që fëmijë, por ndoshta nuk më ishte dhënë mundësia për ta shpalosur më gjerë. Në karantinë gjeta më shumë kohë për të bërë materiale e ti dedikohesha kësaj pjesë.
2. E prisje që do të korrje kaq shumë sukses në rrjet?
Prisja që do të kishte njëlloj impakti, por jo në këtë sasi sepse ideja lindi thjesht si lojë dhe një formë shakaje.
3.Si është jeta jote veç rrjeteve, çfarë bën Jonan ë përditshmërinë e saj?
Jeta ime është e angazhuar me punën kryesisht. I dedikoj kohë sa mundem, familjes sime nipave dhe shoqërisë. Por patjetër që edhe videot marrin kohën e tyre, ndonse në përgjithësi kam një stil jetese normale.
4. Video e fundit, a lidhet me ndonjë moment personale, ku u frymëzove?
Shumë nga videot e mia janë të përjetuara, sidomos ato me mamin por sigurisht që kanë një dozë ekzagjërimi për ta bërë sa më gazmore. Mendoj se gjejnë veten shumë grad he vajza në videot e mia. Frymëzimi është diçka që më vjen natyrshëm, më buron nga brenda.
Gjithashtu Jona ka treguar se hobi ka fotografinë dhe ka humorist të preferuar. Në Shqipëri bëhet fjalë për Florian Binaj, ndërsa humoriste ndërkombëtare është Teresa Nannino.
Gjithësesi veç shumë videosh që mund ti gjeni në Tik Tok-un e Jona Vrionit, video që tërhoqi vëmendjen tonë dhe na bëri të qeshim me lot është pikërisht ajo e kamarieres që ka publikuar së fundmi.