Kryefjala Logo

Jep lajmin në Instagram, Don Omar diagnostikohet me kancer

18 Qershor, 2024 | 5:47 pm

Ylli i Reggaeton, Don Omar zbuloi se ka kancer. Lajmin e dha vetë ai përmes një postimi në Instagram me një foto të dorës ku duket se mban një byzylyk spitalor.

Don Omar, i cili është nga Porto Riko, e ka shkruar përshkrimin e postimit në spanjisht, duke thënë se “nesër” ai do të jetë pa kancer. Ai nuk dha detaje shtesë rreth diagnozës ose trajtimit të tij.

“Sot po, por nesër nuk do të kem kancer. Qëllimet e mira priten mirë. Shihemi të gjithë së shpejti,” -ka shkruar ai.

Mesazhi u postua vetëm disa orë pasi Omar postoi një video të tij duke audicionuar kërcimtarë për pjesën e dytë të turneut të tij “Back to Reggaeton”. Shfaqjet e tij rifillojnë në gusht, me një ndalesë në Oakland, Kaliforni.

Don Omar, emri i vërtetë i të cilit është William Omar Landrón Rivera, u bë i njohur në fillim të viteve 2000. Ai ka publikuar tetë albume që nga viti 2003 dhe ka fituar dy çmime Latin Grammy nga 13 nominime.

Ai kaloi gjithashtu shumë vite duke u grindur me kolegun e tij këngëtar Daddy Yankee, pavarësisht se kishin bashkëpunuar dhe kishin bërë turne së bashku në fillim të karrierës së tyre. Sipas Billboard, të dy artistët postuan se u kishin dhënë fund zënkave, në postime të veçanta në Instagram në dhjetor

FF9C4AF0 2D7F 48CD AE1B F762B7C7EA03

Të ngjashme