Kryefjala Logo

Jasemina kishte të drejtë.Andi pranon se ka flirtuar me këtë këngëtare

30 Nëntor, 2021 | 12:20 pm

Andi Artani, ish-konkurenti i “Përputhen 2”, ka qenë një nga konkurentët më të komentuar sezonin e kaluar nga ku doli çift me Jasminën por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

“Krisja” nisi kur Andi mori pjesë në klipin e këngëtares Diona Fona, për të cilën Jasmina shprehu hapur xhelozinë.

I ftuar në emisionin “Barber Shok” iu përgjigj shumë pyetjeve private, dhe ndër të tjera zbuloi nëse ka ngacmuar apo flirtuar me ndonjë personazh të famshëm në rrjetet sociale. Ai ka pranuar se ka qenë Kida, vajza që ai i ka shkruar shpesh në rrjetet sociale pa zbuluar më shumë.

Të ngjashme