Showbiz
James Corden s’do të jetë më i papunë, gati programi i tij i ri…
7 Nëntor, 2023 | 11:08 am
James Corden ka gjetur punën e tij të parë në SHBA që nga largimi nga “The Late Late Show” në maj, pas tetë vjetësh si drejtues dhe krijues i tij.Prezantuesi 45 vjeçar, do të nisë një karrierë të re në radio si drejtues i emisionit SiriusXM me titull “This Life of Mine”.
Duke shfrytëzuar sa më shumë listën e gjatë të miqve të tij të famshëm, shfaqja premton biseda të thella me ‘yjet më të mëdhenj në botë’.
Shfaqja e përjavshme, e cila do të fillojë vitin e ardhshëm, do të sjellë një këndvështrim në të gjitha momentet e jetës që kanë formësuar jetën e të ftuarve të tij.
Scott Greenstein, Presidenti dhe Shefi i Përmbajtjes i SiriusXM, tha: ‘James Corden është një talent i jashtëzakonshëm që gjithmonë po i shtyn kufijtë e asaj që është e mundur.