Showbiz
Jam një kalorëse. Luana Vjollca mesazh për Top Channel?
31 Korrik, 2022 | 9:38 pm
Jo më larg se mbrëmë ju bëmë me dije se faqja në Instagram e programit “Shiko Kush Luan” është fshirë duke u zëvendësuar me atë të “Dancing With The Stars”, programit më të ri që pritet të nisë në Top Channel.
Por vetëm pak minuta më parë moderatorja Luana Vjollca ka postuar disa foto me dixhiturën “ Mos i qani hallin kalorësit që ka varur këmbët”. Mos vallë është kjo një përgjigje për ish eprorët që e zëvendësuan me një të rënë të lapsit.
Këto kohë që Luana ka qenë larg ekranit ajo është angazhuar më së shumti me muzikën, por burime për Kryefjala.com thonë se Luana ka qenë në bisedime edhe me televizione të tjera, por mesa duket nuk ka rënë dakort për të realizuar një program televiziv. Por seç do të sjellë shtatori kjo mbetet për tu parë…