Kryefjala Logo

“Jam nënë e një djali”, sekreti i Xhoanës turbullon vilën! Si reagon Arlindi?

8 Tetor, 2023 | 11:36 pm

‘Prime’ i Love Island Albania po transmetohet ditën e sotme live në televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.
Një nga vajzat ka bërë një rrëfim të pazakontë dhe shumë delikat.

Ajo është Xhoana një nga vajzat  e vilës së dashurisë që me historinë e saj, ka prekur edhe Arlindin.

Me anë të një klipi që u transmetua, Xhoana ka treguar se është nënë e një fëmije të vogël. E pyetur nga Amadea se pse qan, ajo është shprehur se e  ka marrë malli për djalin.

Xhoana: “Kam një djalë, ex-i im ndërroi jetë kur unë isha 9 muajshe. Sipër tij nuk vendos askënd. Jam mami e një djali të vogël i cili është 1 vjeç e 5 muajsh. Do të doja shumë ta shihja fëmijën  tim bashkë me të atin.”

Arlindi: “Më vjen shumë keq   për atë që ke kaluar, nuk të hedh poshtë, por do të ishte më mirë të ma kishe thënë që në fillim këtë.”

Të ngjashme