Showbiz
Ja si duket nuse partnerja e Arbër Hajdarit…
1 vit më parë

Siç ua thamë pak ditë më parë, Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera Devolli do të kurorëzojnë sot në martesë dashurinë e tyre. Dasma do të zhvillohet jashtë Tiranës dhe që pritet të ketë të ftuar VIP e shumë këngëtarë të njohur që do të performojnë si Anxhela Peristeri, Klajd Haruni dhe Bruno, Gena e Valbona Mema.
Por vetëm pak orë përpara nisjes së ceremonisë kanë dalë edhe fotot e para të nuses që duket fantastike e veshur me të bardha.
Vlera është vajza e biznesmenit të njohur nga Kosova Blerim Devollit, por ajo dhe ish-opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari kanë vendosur të jetojnë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.