Kryefjala Logo

Ja ku do e shohim Jul Dedën së shpejti

6 Qershor, 2024 | 7:41 am

Julian Deda është një nga konkurrentët më të pëlqyer të Big Brother Vip 3. Ai shkoi në finale me Egla Cenon, por doli në vend të dytë.

Aktori i njohur i humorit është përfolur shpesh së fundmi për një rikthim në ekranin e “Top Channel”, aty ku nisi karrierën televizive.

E përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve në rrjetet sociale, Juli shprehet se nuk e ka vendosur ende se ku do e shohim. Ai rrëfen se ka pasur oferta, por nuk do të marrë në konsideratë vetëm shumën monetare.

“Më keni pyetur shpesh dhe jam pyetur shpesh, cilat janë planet në vazhdim. Siç e dini tani është sezon vere dhe emisionet janë pushim për një periudhë 3 mujore. Shumë shpejt do vendos se në cilin televizion do më shihni nga shtatori. Sigurisht është ana financiare por unë dua të bëj diçka të t’i pëlqejë të gjithëve”, u shpreh Juli.

Ai tha se gjatë verës, do të zhvillojë një tur me stand-up komedi, në Shqipëri ndoshta edhe jashtë shtetit.

“Sa i përket pjesës së verës, kam një “stand-up” që dua ta bëj në një tur aty ku më kanë mbështetur. Aty ku ka më shumë shqiptarë që duan të na mbështesin dhe takojnë”, tha ai.

Të ngjashme