Showbiz
Ja doli! Rita Ora vlerësohet kështu në Britani
5 muaj më parë


Një tjetër sukses për këngëtaren shqiptare Rita Ora u bë publik sot nga vetë ajo. “Brit Billion” është një çmim që vlerëson artistët që kanë tejkaluar një miliardë shikime në Mbretërinë e Bashkuar përgjatë karrierës së tyre, të llogaritur nga Kompania e Listave Zyrtare.
”Përshendetje të gjithë, jam shumë e entuziasmuar që sapo kam pranuar çmimin “Brit Billion” duke festuar 1 miliardë shikime. Është çmenduri, faleminderit të gjithëve të cilët kanë dëgjuar muziken time ndër vite, dhe kjo shkon për albumin tim të ri më 14 korrik dhe shpresoj që edhe 1 miliardë shikime të tjera. Faleminderit dhe kjo është e mrekullueshme,”- shkroi Rita në llogarinë e saj në Instagram sot.