Showbiz
J.Lo në Shqipëri?! Jo qenka Elvana
5 muaj më parë


Kanë patur dhe do të kenë gjithnjë ngjashmëri mes tyre. Elvana Gjatën e kanë krahasuar gjithnjë me Jennifer Lopez dhe dje në performancën që bëri për Luizin dhe Kiarën ngjante shumë me këngëtaren portorikane.
Madje si J.Lo Elvana kishte bërë edhe modelin dhe ngjyrën e flokëve, duke i çelur pak ngjyrën e saj të gështenjtë.Mbrëmë Elvana prezantoi këngën e saj të re “Si Na” dhe një nga hitet e padiskutueshme të karrierës së saj “Xheloz”. Kjo e fundit është kënga e preferuar e Kiara Titos.