Kryefjala Logo

J.Lo bën dallimin mes Ben Affleck dhe ish-ave të saj…

7 Nëntor, 2023 | 8:23 am

Jennifer Lopez ka folur së fundmi për dallimin mes martesës së saj me Ben Affleck dhe lidhjeve të kaluara.Gjatë një interviste për Vogue, artistja zbuloi se ka një ndryshim të rëndësishëm, duke iu referuar asaj se si ndihet me Ben.

“Ndihem edhe më e relaksuar dhe komode, gjë që më bën të ndihem edhe më e bukur se sa jam ndjerë ndonjëherë me dikë tjetër. Më në fund jam në pikën e jetës time ku e dua çdo pjesë të vetes”.

“Çdo pjesë timen, trupin tim, zërin tim, zgjedhjet e mia, madje edhe gabimet e mia. E gjithë kjo më bëri kjo që jam dhe më çoi këtu ku jam sot”, theksoi mes tjerash ylli i “Hustlers”.

Të ngjashme