Showbiz
Iva Tiço na prezanton me partnerin në ditën e tij të lindjes
30 Prill, 2022 | 1:59 pm
Prej më shumë se dy vitesh gazetarja e njohur, Iva Tiço është në një lidhje dashurie. Lidhja nisi përpara periudhës së karantinës, por u konsolidua dhe u bë më e fortë përgjatë saj.
Megjithëse duket e lumtur krah tij, ish opinionistja e “Fun Club” ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes mediatike jo vetëm identitetin e tij por edhe mos të prononcohet shumë në media në lidhje me partnerin e saj gjerman.
Por ai dje ka festuar ditëlindjen dhe videoja e mikeshës së saj Orinda Huta e ka “tradhëtuar” ciftin. Ai është një mashkull simpatik, me syza dhe burime pranë ciftit na kanë thënë se ka filluar të mësojë edhe shqip. Ndërsa për Ivën nuk kemi shumë info nëse ka avancuar me gjermanishten.
Gjithsesi ne i urojmë çiftit jetë të lumtur pasi duken shumë mirë bashkë.